Etherington ka qenë në një formë të shkëlqyeshme gjatë gjithë sezonit, ndërsa shkëlqeu edhe në fitoren e fundit të Stoke Cityt ndaj Blackburn Rovers, ku shënoi edhe njërin nga tre golat (3-0).
Në anën tjetër Drogba ishte lojtari i mbrëmjes në derbin e të dielës në të cilin Chelsea shënoi fitore 2-0 ndaj Arsenalit në Stamford Bridge, me të dy golat e sulmuesit të Bregut të Fildishtë.
Ndërkohë mesfushori i kombëtares shqiptare dhe kapiten i Sunderlandit, Lorik Cana, kësaj jave është përfshirë në 11-shen më të dobët të Ligës Premier.
Në vazhdim ekipi më i mirë i javës së 25-të në Ligën Premier:
Portier: Brad Friedel (Aston Villa);
Mbrojtës: Andy Wilkinson (Stoke); Leon Cort (Burnley); Richard Dunne (Aston Villa); Danny Fox (Burnley);
Mesfushorë: Dirk Kuyt (Liverpool); Fabrice Muamba (Bolton); Javier Mascherano (Liverpool); Matthew Etherington (Stoke);
Sulmues: Didier Drogba (Chelsea); Kevin Doyle (Wolves).
/Telegrafi/