Drogba shënoi një gol të shkëlqyeshëm në pjesën e parë duke vazhduar formën e jashtëzakonshme kundër Arsenalit (gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit), derisa Topçinjtë dështuan ta shndërrojnë posedimin e topit në gola.
Ai shoqërohet në formacionin e javës nga mesfushori Blu, Ramires, i cili po ashtu shkëlqeu në paraqitjen e vikendit, pas një ndeshje të dobët në humbjen ndaj Manchester Cityt.
Befasia e kësaj jave ishte Blackpool, që arriti të mposhtë Liverpoolin me rezultat 2-1 në Anfield, për të pushtuar tre pozita në formacionin e javës së shtatë.
Në mesin e më të mirëve të javës janë edhe tre lojtarë të Tottenhamit, Rafael van der Vaart dhe Gareth Bale në mesfushë, dhe Alan Hutton në mbrojtje, ndërsa mediat angleze kanë vlerësuar edhe paraqitjen e veteranit Sol Campbell, pavarësisht disfatës prej 2-1 të Newcastle nga Manchester City.
Në vazhdim më të mirët e javës së shtatë:
Portier: Matt Gilks (Blackpool)
Mbrojtës: Alan Hutton (Tottenham), Sol Campbell (Newcastle), Ryan Shawcross (Stoke City), Leighton Baines (Everton)
Mesfushorë: Rafael Van der Vaart (Tottenham), Charlie Adam (Blackpool), Ramires (Chelsea), Gareth Bale (Tottenham)
Sulmues: Luke Varney (Blackpool), Didier Drogba (Chelsea)
Formacioni 4-4-2
Gilks
Hutton – Campbell – Shawcross – Baines
Van der Vaart – Adam – Ramires – Bale
Varney – Drogba
/Telegrafi/