Mbi 260 mijë fansa kanë votuar në faqen e Barclays Football në Facebook për të zgjedhur 11-shen më të mirë, me United që është treguar ekipi më i suksesshëm i periudhës së Ligës Premier, me shtatë lojtarë të pranishëm.
Portieri i United, Peter Schmeichel, ka mposhtur konkurrencën për të fituar pozitën e portierit, derisa në ballë të tij, në pozitat e mbrojtësve qëndrojnë dy lojtarë të tjerë të këtij klubi, që edhe sot vazhdojnë të luajnë, Gary Neville dhe Patrice Evra.
Lojtari mjaft i vlerësuar Ryan Giggs, po ashtu ka siguruar vend duke mbajtur krahun e majtë të mesfushës, pas një karriere të shkëlqyeshme, derisa në formacion nuk mungon as veterani tjetër i United, Paul Scholes.
David Beckham ka marrë më shumë vota se rivali i tij me numrin shtatë te Man United, Cristiano Ronaldo, për t’u rreshtuar në krahun e djathtë, derisa Eric Cantona, personi i cili etiketohet me formën e jashtëzakonshme të United në sezonin 1992-93, rreshtohet në sulm.
Për më tepër, edhe menaxheri i tashëm i Manchester United, Sir Alex Ferguson, qëndron në stolin drejtues të 11-shes më të mirë e 64 për qind të votave.
Lierpooli është i pranishëm në 11-she me anë të kapitenit Steven Gerrard, që depërton në mesfushën e dominuar nga Djajtë e Kuq, derisa prej Chelseat i vetmi lojtar është mbrojtësi John Terry.
Arsenali ka dy lojtarë në këtë formacion, legjendën Tony Adams, i cili rreshtohet në mbrojtje, dhe sulmuesin Thierry Henry, i cili shoqëron Cantonan në sulmin francez.
Në formacion nuk ka pasur vend për yjet si Roy Keane, Dennis Bergkamp, Patrick Vieira ose Alan Shearer.
Fansat e profilit të Barclays Football në Facebook kanë zgjedhur këtë 11-she të Ligës Premier:
Portier: Peter Schmeichel
Mbrojtës: Gary Neville; Tony Adams; John Terry; Patrice Evra
Mesfushorë: David Beckham; Paul Scholes; Steven Gerrard; Ryan Giggs
Sulmues: Eric Cantona; Thierry Henry
Menaxher: Sir Alex Ferguson
*Vërejtje: Lojtarët janë përzgjedhur që nga viti 1992 kur elita e futbollit anglez ka filluar të quhet Liga Premier!
/Telegrafi/