Telegrafi

Prekni…ku duhet!

Duart
Mbajani dorën të kthyer nga pëllëmba dhe përdorni dy gishtërinjtë e mëdhenj për t’ia prekur pëllëmbën butësisht ndërsa gishtërinjtë e tjerë prekin pjesën e mbetur të dorës. Përshkojeni çdo gisht derisa t’i keni prekur të gjithë dorën.
Shembull: vendoseni gishtin e saj të mesit në gojën tuaj dhe thitheni butësisht dhe më pas kërkojini asaj të bëjë të njëjtën gjë… por jo gishtit tuaj.

Kyçet e duarve
Mbajani dorën, me pëllëmbë dhe prekeni butësisht me majat e gishtërinjve deri në kyçe dhe parakrah, ndërsa e pyesni si i ka shkuar dita. Pas disa minutash përkëdhelje, përdorni buzët, dhëmbët dhe gjuhën: kafshojeni butësisht pjesën e brendshme të kyçit të saj të dorës.
Shembull: ndërsa i puthni kyçin, vëreni dorën e saj në fytyrën tuaj duke e mbajtur me dorën tuaj.

Koka
Përdorni majat e gishtërinjve tregues dhe gishtërinjtë e mesit për t’i përkëdhelur tëmthat. Më pas, përdorni një dorë për të lodruar me flokët përpara se të përdorni të gjithë majat e gishtërinjve për të masazhuar kokën e saj. Bëjeni butësisht.
Shembull: vërjani kokën mbi gjunjët tuaj ndërkohë që shihni reagimin e saj relaksues dhe vlerësues.

Veshët
Përshkojani veshin me gjuhë dhe pëshpëritini diçka si “Sonte është nata jote”. Pastaj merreni bulën e veshit në gojë dhe lini që buzët tuaja të njoma të rrëshqasin. Më pas përkëdhelni me gjuhë nga poshtë- lart majën e veshit dhe kafshojeni lehtë me dhëmbë.
Shembull: përpara se të bëni këtë, përdorni gishtërinjtë për t’i larguar ngadalë flokët nga veshi, merrni frymë lehtë në qafën e saj dhe pastaj nisuni drejt destinacionit.

Qafa
Shumë femra e adhurojnë gjestin kur largoni flokët e tyre nga qafa me një përkëdhelje të lehtë, puthje, përkëdhelje me gjuhë dhe ndukje të lehta.
Shembull: Puthni dhe përkëdhelni me gjuhë zonën rreth klavikulës ndërsa i qëndroni pranë.

Pjesa e brendshme e krahut
Lëkura në atë zonë është shumë e hollë, kështu që edhe prekja më e lehtë mund t’i japë asaj drithërima. Lëvizini butësisht lart-poshtë gishtërinjtë tuaj në brendësinë e parakrahut dhe ledhatojani butësisht kyçin e dorës me shpeshtësinë e rrahjes së pulsit.

Stomaku
Mbajeni në bel me të dyja duart dhe nuhasni aromën e saj me hundën pothuajse të ngjitur në stomak. Pastaj putheni stomakun nga njëra anë në tjetrën, duke e përkëdhelur herë pas here me gjuhë.
Shembull: përkëdheleni me gjuhë në pjesën e fryrë të stomakut dhe prekeni ngadalë me majën e hundës.

Pjesa fundme e barkut
Rrëshqisni kurrizin e dorës dhe nyjën përgjatë pjesë së poshtme të barkut , rreth këllqeve. Ky është një eksitim mendor sepse ajo po pyet veten se çfarë vjen më pas. Gjithashtu ndodh edhe reagimi fizik sepse vetë lëkura është tepër e ndjeshme. Ajo do t’ju përgjërohet të drejtoheni për në jugun e largët.

Fundshpina
Shtrijeni me kurrizin të drejtuar në fytyrën tuaj dhe përkëdheleni ngadalë me gjuhë dhe puthjani shpinën duke nisur nga lart dhe rrëshqisni poshtë ngadalë. E dini atë pjerrësinë në qendër të shtyllës kurrizore? Ajo pjesë është perceptuese ndaj çdo lloj përkujdesjeje- sidomos ndaj prekjeve delikate. Ju dëshironi të masazhoni vendin me një lëvizje të lehtë rrethore. Mbani mend që synimi nuk është t’i bëni muskujt e saj të kontraktohen, por të ndizni një reagim seksual.
Shembull: kur nisni, përpiquni për më të mirën jo duke e përkëdhelur me gjuhë lëkurën, por përdoreni gjuhën për të përkëdhelur pushin e kurrizit të saj, ndërsa i keni hedhur krahët rreth belit. Rezultati është shumë drithërima…

Kofshët
Edhe nëse është e zhveshur ose ka veshur të brendshme seksi, ndajani këmbët dhe kaloni disa minuta duke vlerësuar pjesën e brendshme dhe të jashtme të kofshëve të saj me duart dhe buzët tuaja. Mos kafshoni. Dhe qëndroni larg vaginës… tani për tani
Shembull: përkëdheleni me gjuhë zonën mes kofshëve dhe përfundoni në pjesën e lartme të kofshëve me gjuhë të fortë- ajo do ju dashurojë për këtë .

Pjesa e pasme e kofshëve
Pikërisht aty ku të ndenjurat takojnë kofshët është një zonë e mbushur me receptorë. Këto pjesë janë për t’u përkëdhelur me gjuhë, kështu që përshkoheni me gjuhë secilën nga këto pjesë dhe shihni konvulsionin me kënaqësi.

Pjesa e pasme e gjunjëve
Kështu që kur ta stimuloni këtë pjesë asaj do i pëlqejë shumë . Do të thotë me vete: “Ua nga erdhi kjo?”. Putheni butë ose guduliseni zonën( përfshirë edhe pulpën e këmbës), por sigurohuni që të jetë e shtrirë. Vetëm nëse mund ta mbani në krahë kur këmbët t’i këputen. Nëse është shtrirë me shpinë, ngrijani njërën këmbë pastaj tjetrën, vendoseni në trupin tuaj dhe udhëtoni drejt pjesës së pasme të gjurit. Putheni dhe përkëdheleni me gjuhë zonën dhe pjesën rrethuese. Nëse është e shtrirë me stomak, përpjekjet tuaja do të jenë edhe më të lehta.
Shembull: mos kafshoni ose përkëdhelni fort me gjuhë; kjo zonë është tepër e ndjeshme ndaj prekjes dhe nuk ndodh çdo ditë që dikush ta përkëdhelë. Prandaj në zona të tilla lejojini vetes thjesht përkëdhelje të lehta.

Nyejt e këmbëve
Nëse jeni duke bërë seks ose sapo keni filluar me lojën, t’i vendosni nyejt e këmbëve të saj në shpatullat tuaja dhe t’i prekni është një mënyrë e mirë për ta eksituar. Përkëdhelni secilën me duar dhe më pas puthini nga njëra anë në tjetrën.
Shembull: prekeni me njërën dorë nga kërci te pulpa e këmbës ndërsa i puthni nyejt e këmbëve. Dhe sërish, në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorni dhëmbët.

Këmbët
Nëse i rrënjosni në pjesët e zakoneve të të bërit seks ose thjesht dëshironi ta ndihmoni të relaksohet pas një dite të vështirë, të prekni këmbët e një gruaje do ju bëjë të fitoni pikë aq sa nuk do e kishit besuar kurrë. Hidhni pak vaj masazhues ose krem trupi në duar, fërkojini bashkë për t’i ngrohur pak dhe nisni të masazhoni mesin tabanit të këmbëve të saj. Lëvizni ngadalë nga gishti i madh i këmbës drejt thembrës.
Shembull: shpenzoni më shumë kohë duke prekur anët e këmbëve dhe sigurohuni të mos e gudulisni. Dhe nëse këmbët i ka të pastra dhe ju jeni në humor të mirë, thithni ata gishtat e vegjël (përpara kremit ose vajit).
Deri herën tjetër, kënaquni! /Telegrafi/