‘Shnosh e Mirë’ është një iniciativë ndryshe nga ato që janë parë më herët në Kosovë, dhe synimi i saj është i dyfishtë: promovimi i të ushqyerit të shëndetshëm, edukimi i opinionit publik për receta të reja të ushqimit me përbërës që mund të blihen në tregun vendor, si dhe me këshilla të ndryshme mjekësore dhe sportive.
Formati i ‘Shnosh e Mirë’ është konceptuar të jetë një përzierje e emisionit televiziv me skenar të planifikuar mirë si dhe aspektit spontan dhe interaktiv të komunikimit me publikun i cili do të aplikohet përmes emisionit në radio, telefonatave dhe rrjeteve sociale.
Ky emision televiziv ka për synim krijimin e një shoqërie të shëndoshë e cila e ka për bazë individin e sigurt dhe të shëndetshëm.
Me bashkimin e këtyre elementeve dhe përvojave përkatëse, është konceptuar ‘Shnosh e Mirë’ i cili gjithashtu do të transmetohet në një kanal televiziv që promovon një frymë të re në skenën televizive kosovare dhe që për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të përfitojë një pjesë të konsiderueshme të audiencës kosovare.
Nga data 22 dhjetor emisionin ‘Shnosh e Mirë’ mund ta përcillni në TV Dukagjini dhe së shpejti fillon emisioni në Radio Dukagjini, ku të gjithë dëgjuesit mund të qasen direkt dhe të informohen për këshilla të ndryshme për të ushqyerit e shëndetshëm.