Site icon Telegrafi

Preciziteti, e bën raportin intim të mërzitshëm

Shiheni jetën tuaj seksuale si një projekt të rëndësishëm dhe vendoseni atë në krye të listës suaj të prioriteteve të fundjavës. Ekspertët britanikë këshillojnë që në vend të daljeve në fundjavë, shkoni më herët në krevat, relaksohuni dhe përkëdheluni në mëngjes e më pas thjesht dembelosuni me njëri-tjetrin.

Të tjerë specialistë, rekomandojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale edhe nëse ndiheni të lodhur, por një pjesë e tyre janë kundër, pasi do ta bëjë raportin të duket “sa për të thënë”!

Planifikimi mund të duket burokratik, por parapërgatitjet jo. Ideja se duhet të jetë spontane, nuk pi më ujë në një marrëdhënie të konsoliduar, por koha që i dedikoni është koha e të bërit dashuri. /Telegrafi/

Exit mobile version