Site icon Telegrafi

PREBK rikthehet në Kuvendin e Kosovës, Kinolli premton angazhim për komunitetin rom

Kryetari i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli ka njoftuar se bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ky subjekt ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast ai ka shprehur mirënjohje për pjesëtarët e komunitetit që i kanë ofruar mbështetje këtij subjekti politik dhe është zotuar për angazhim për përmirësimin e mirëqenies së komunitetit, raporton Telegrafi.

“Me rezultatet aktuale, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës kthehet në Kuvendin e Kosovës. Për këtë, jemi shumë mirënjohës. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e pozitës së romëve në Kosovë, si partia e parë dhe e vetme që ka qenë pjesë e proceseve historike në Kuvend dhe tani në mandatin e shtatë”, është shprehur Kinolli.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, PREBK ka marrë 1243 vota ose 0.15%, derisa nisma qytetare Opre Roma Kosova ka marrë 501 vota apo 0.06%. /Telegrafi/

Exit mobile version