Telegrafi

Prapëseprapë pesë gigabajt

Më i popullarizuari Dropbox ofron 5 gigabajt, e shërbimi SkyDrive i Microsoftit madje 25 GB hapësirë për deponim dhe krejtësisht pa pagesë kështu që një gigabajt i Google do të ishte së paku jo interesant për shumicën e shfrytëzuesve. Fatmirësisht, duket se thashethemet ishin jo të sakta ose se plani është ndryshuar, për shkak se Google Drive shfrytëzuesve të vet do të ju jap 5 GB hapësirë pa pagesë.

Fajllave të deponuar do të mund të ju qasemi përmes të gjitha pajisjeve të mundshme, prej kompjuterëve, smartphonëve e deri te tabletët, por edhe përmes shfletuesit të zakonshëm të internetit. Aktivizimi i shërbimit pritet të ndodhë pas tri javësh. /Telegrafi/