Telegrafi

Prapanica e parë natyrale e certifikuar: Këtë e vërteton kirurgu plastik

Manekinia Daisy Keech është e famshme për prapanicën e saj të formësuar seksi falë së cilës ka mbi një milion fansa në Instagram

Megjithëse stërvit me ngulm në palestër dhe shkon rregullisht në stërvitje, disa nga ndjekësit e saj kanë shtruar pyetjen në mos ka bërë ndonjë operacion, transmeton Telegrafi.

Manekinia 19 vjeçe ka vendosur t’u japë fund thashethemeve dhe i është drejtuar kirurgut të famshëm plastik Dr. Ashkan Ghavami, i cili është dashur të dëshmojë që është natyrale.

Daisy ka shkuar te mjeku para të cilët është shfaqur në tanga dhe në fanellë të shkurtër.

– Kam para vetes vajzën natyrale, të shtrirë, muskulore e cila ka trup gjenetikisht të bekuar. Prapanica e saj është e vërtetë. I kam thënë që shumica e urrejnë dhe i thonë që prapanica nuk i është e vërtetë prandaj kam vendosur t’i jap një certifikatën, e cila e konfirmon këtë.

Natyrale është për shumë arsye. E para për shkak të moshës së saj, nuk ka lindur fëmijë dhe vithet e saj duken të tendosura dhe ka vëllim të shkëlqyeshëm, ka thënë mjeku.

Mjeku atë e ka kthyer para kamerës dhe ka treguar se si në prapanicën e saj nuk ka kurrfarë gjurmësh që tregojnë se diçka është bërë në të.

Dr. Ghavami, ka theksuar që ajo është e re, ka lëkurë të tendosur dhe bën galiç, ha mish dhe e balancon mirë ushqimi dhe bën stërvitje të forcës. /Telegrafi/