Është qesharake të mendojmë se një koment i thjeshtë në Facebook është arritje jetësore në jetë.
Sidoqoftë, një studim i ri ka zbuluar se kur një person që e duam apo një mik e lë një koment në Facebook, ne e përjetojmë ndjenjën e njëjtë me atë që e përjetojmë kur bëhemi me fëmijë ose martohemi, transmeton Telegrafi.
Thënë më thjesht, ai koment na sjell lumturi ekstreme.
Ekspertët thonë se përdoruesit e Facebook-ut janë më të shëndetshëm sepse përjetojnë një rritje në mirëqenien e përgjithshme kur njerëzit u komentojnë apo u dërgojnë mesazhe.
Moira Burke, bashkëautore e këtij studimi, ka thënë se çdo koment – edhe komentet që nuk janë të gjata – mund të shkaktojnë ndryshime drastike në disponimin e personit që i pranon ato komente.
Një fjali e thjeshtë mund t’ju sjell gëzime aq të mëdha.
Sipas hulumtuesve, pranimi i 60 komenteve në muaj apo dy komenteve në ditë, mund të krahasohet me lumturinë dhe kënaqësinë që na i sjellin ngjarjet e mëdha në jetë. /Telegrafi/