Poezi nga: Rexhep Hoxha
Në këtë vend toka lejoi
të vorrohet një tradhtar,
ç`hap kah qiti veç helmoi
Juda me shpirt gjakatar.
Bëri çka i erdhi për dore,
t`zeza që s`mbahen në mend,
zemër katile e hore,
çudi vorri si t`len brend`.
Mjera nana që n`jetë të qiti,
mjeri dielli që t`dha dritë
mjerë vendlindja që të rriti,
të bëhesh tradhtar i pashpirtë.
Preve njerëz e miqë e shokë,
fytyrë t`zezë i qite fisit,
nxirre prej vorrit moj tokë,
atë stërvinë, atë turi të pisit.
* Kjo poezi e shkruar dhe botuar më 1967, i kushtohet bashkëpunëtorit famëkeq të UDB-së në Pejë, E.H.