Cesare Prandelli ka folur për herë të parë si trajneri i Valencias.
Trajneri italian ka treguar se arsyeja pse zgjodhi të drejtoj klubin spanjoll ishte projekti interesant dhe mentaliteti i klubit, teksa kërkon që në një kohë të shkurtër ta rikthej Valencian në Ligën e Kampionëve.
“Unë zgjodha për të ardhur në Valencia për shkak se kishte një projekt shumë interesant”, ka thënë Prandelli për mediat spanjolle.
“Projekti i drejtuesve ishte i bazuar në mentalitetin e klubit që ka pasur më parë dhe për këtë i kam thënë po”.
“Kërkoj që në një kohë të shkurtët ta kthejë Valencian në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/