Cesare Prandelli ka thënë se klubi e ka ‘minuar’ dhe nënvlerësuar në të gjitha anët dhe për këtë e humbi autoritetin në ekip dhe te fansat.
Trajneri 59 vjeçar i kishte kërkuar klubit disa transferime, ndërsa në krye të listës ishte Simone Zaza i Juventusit.
“Nuk mund të qëndroja te Valencia. Isha i minuar nga klubi para lojtarëve dhe fansave”.
Prandelli tregon se udhëtoi drejt Singaporit për të folur me kreun e klubit i cili i premtoi transferimi, por që nuk ndodhën.
Ai i kishte kërkuar klubit një sulmues, dy mesfushorë dhe një mbrojtës. /Telegrafi/