Site icon Telegrafi

PRAGU I SHTEPISË SË NËNËS

Poezi nga: Erika Burkart
Përktheu: Anton Papleka

Ky prag e lë të kalojë edhe borën.
Në mbrëmje, mbi të bie
Hija e mështeknave dhe e lajthive.
Mbi të ndalen
Hëna dhe Dielli.
Nga ky prag ti sheh prapa vetes.
Ai ndrit kur kthehesh.

Aty, persekutuesi yt
Heq dorë të të presë.

Përmbi këtë prag
I kanë mbajtur qivuret.
Ai është i ndragur dhe i pastër,
I mbuluar me gjethe dhe me gjak.

Aty, ti gjete një mace pa jetë,
Letrën e një të huaji
Dhe ca trëndafila të çelur.

Nga ky prag ti ngjitesh nëpër kohë.
Ti nuk e kalon dot me një kërcim.
Ai është një simbol.

Exit mobile version