Site icon Telegrafi

Pozita e katërt s’ia garanton “Ligën e Kampionëve” Unitedit

Përfundimi i sezonit në pozitën e katërt në Ligën Premier garanton një vend në Ligën e Kampionëve dhe të ardhurat e mira financiare me pjesëmarrjen në garën evropiane.

Sidoqoftë, ekziston një skenar që mund ta lë jashtë Ligës së Kampionëve ekipin që në fund do të pozicionohet në vendin e katërt në tabelë.

Nëse Manchester City fiton Ligën e Kampionëve dhe Liverpooli “Ligën e Evropës”, por dy ekipet përfundojnë jashtë top-katërshes, atëherë vendit të katërt do t’i mohohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe automatikisht do të vendosej në Ligën e Evropës.

Nën rregullat e reja të UEFA-s, secilës federatë do t’i lejohen maksimumi pesë ekipe në Ligën e Kampionëve në çdo arsyetim.

Fituesve të dy garave evropiane automatikisht do t’u garantohej pjesëmarrja në “Ligën e Kampionëve” dhe “Ligën e Evropës” për fazën e grupeve të edicionit të ardhshëm. Ky rregull vlen që prej sezonit 2014-15.

Kjo do të thotë se nëse City dhe Liverpooli fitojnë garat evropiane, do të jenë vetëm tre vende të lira për klubet e Premier Ligës që të kualifikohen.

Manchester Unitedi dhe West Hami kanë gjasat më të mëdha që të pozicionohen në vendin e katërt.

Nga një skemë e tillë në sezonin 2011-12 kishte pësuar Tottenam Hotspurs. Në atë sezon londinezët u pozicionuan në vendin e katërt, por humbën vendin në Ligën e Kampionëve pasi po atë vit Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve dhe iu mundësua pjesëmarrja për sezonin e ardhshëm si fitues i garës.

Exit mobile version