Mediat italiane raportojnë se Radja Nainggolan do të gjobitet mbi 100 mijë euro dhe do të dënohet duke e ulur në bankë për ndeshjen e Romës ndaj Atalantas.
Mesfushori belg shkaktoi trazira kur ai postoi një video gjatë vetës duke bërë gjera kontroverse.
Nainggolan shihet aty duke pirë duhan, duke pirë alkool dhe duke sharë në videon e postuar në profilin e tij në Instagram në prag të Vitit të Ri.
Drejtori sportiv i Giallorossëve, Monchi njoftohet se u ka thënë këtë javë lojtarëve se “të gjithë ata që nuk tregojnë mentalitet fituesi nuk mund të kenë një vend në Romë”.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Nainggolan do të ndeshet me një dënim të madh nga kryesia e klubit romak.
Sipas gazetës, mesfushori do të dënohet fillimisht për vizitën te Atalanta të shtunën, ku pritet të lihet në bankë rezervë.
Belgu gjithashtu do të goditet me një gjobë më të madhe se 100 mijë euro.
Ndryshe, Nainggolan njihet si tip kontrovers kohë pas kohe, pasi edhe te kombëtarja belge është dënuar shkaku i tymosjes së duhanit. /Telegrafi/