Lojtari i Nurnberg, Niklas-Wilson Sommer u sulmua në rrugët e qytetit gjerman nga ultrasit e klubit të tij pasi u shfaq në një fotografi me një fanellë të Bayern Munichut.
Mbrojtësi i djathtë, i cili njihet edhe për praninë e tij në rrjetet sociale dhe ndjekësit e shumtë, postoi një foto të fytyrës së tij të lënduar në Instagram, së bashku me një mesazh falënderues ndaj mbështetësve dhe shënimin, “saktësisht 10 orë më parë isha mirë”.
Klubi i tij gjithashtu e mbrojti atë, duke deklaruar në një deklaratë se “nuk do të pranojë kurrë sulme fizike ndaj lojtarëve”.
Së fundmi Sommer kishte postuar një foto në Instagram me fanellën e Bayern Munichut, skuadër me të cilën Nurnberg ka një rivalitet të kahershëm. Më vonë ai e fshiu foton si përgjigje ndaj mesazheve mosrespektuese që mori.
Gjatë ndeshjes së së shtunës në Nurnberg kundër Magdeburgut, e cila përfundoi me humbje 4-0 për skuadrën vendase, tifozët shfaqën tabela ku shkruhej “Krenaria e klubit në vend të pozimit të hipsterit, Niklas Wilson, qelbet si Bayern”.
Sulmi ndodhi vetëm një ditë më vonë dhe aktualisht është nën hetim nga policia. /Telegrafi/
This is actually crazy… FC Nürnberg U23 baller Niklas Wilson Sommer was attacked by his own fans after posting a FC Bayern jersey to his story 😳🤕
He was part of a special photo shooting with David Alaba… posting himself in a FC Bayern jersey, the biggest rival of his current… pic.twitter.com/DibqeZHXOq
— Rising Ballers (@RisingBallers_) September 2, 2024