Karim Benzema ndau një mesazh misterioz në rrjetet sociale pasi raportet pretenduan se Zinedine Zidane ‘refuzoi’ ftesën e Francës për finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Franca do të takohet me Argjentinën të dielën në finalen e Kupës së Botës dhe do të kërkojë triumfin e dytë radhazi pas suksesit të saj në Rusi në vitin 2018.
Ishte sugjeruar që Benzema mund të rikthehej në grup pasi humbi të gjithë turneun pasi pësoi një dëmtim disa ditë përpara ndeshjes së tyre hapëse.
Por, Didier Deschamps refuzoi të fliste për superyllin e Real Madridit pas fitores së tyre në gjysmëfinale.
“Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kërkoj falje, pyetja tjetër”, deklaroi ai.
Benzema ka mbetur i zemëruar nga kjo deklaratë e Deschamps dhe nuk ka në plan të fluturojë në Katar për finalen e madhe të Kupës së Botës.
Megjithatë, gjatë mbrëmjes së premte, sulmuesi ndau një postim misterioz ku shkroi: “Kjo nuk më intereson”.
Sipas mediumit RMC Sport, duket se 34-vjeçari ka mbështetjen e Zidane, i cili ka ‘refuzuar’ ftesën e Francës për finalen e Kupës së Botës.
Menjëherë pas raportimit për refuzimin e Zidane, Benzema ka postuar një mesazh tjetër në Instagram.
Ai postoi një foto të tij duke u përqafuar me legjendën e Francës gjatë ceremonisë së Topit të Artë, shoqëruar me mbishkrimin: “Natën e mirë”.
Megjithatë, Benzema do të marrë një medalje të Kupës së Botës nëse Franca mund Argjentinën sepse ai nuk u zëvendësua në skuadër pas lëndimit të tij. /Telegrafi/