Telegrafi

Postieri kinez dorëzon pakon, duke ecur në trotuar një copë akulli përfundon mbi kokën e tij – e rrëzon pavetëdije

Ky është momenti kur një postier përplaset për trotuari, pasi një copë e madhe e akullit rrëshqet nga kulmi i ndërtesës tetëkatëshe në verilindje të Kinës.

Postieri po ecte në trotuar pasi kishte dorëzuar një pako, kur një copë akulli përfundoi mbi kokën e tij duke e përplasur pavetëdije në tokë, transmeton Telegrafi.

Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë në qytetin Jixi të provincës kineze Heilongjiang gjatë 10 dhjetorit.

Një punonjës i një marketi i del në ndihmë menjëherë postierit të pafat, madje e largoi nga trotuari nga frika se mund të bie edhe ndonjë copë që po të përfundonte mbi kokën e tij edhe do të ishte fatale.

Me të dërguar në spital, postieri është bërë e ditur se ka pësuar frakturë spinale, që nuk konsiderohet e rrezikshme për jetë. /Telegrafi/