Telegrafi

Poshtërimi i Brazilit e eksplodoi Twitter-in!

Mirëpo, përveç rekordeve në historinë e futbollit, ndeshja e mbrëmshme do të regjistrohet edhe si ngjarja më e cicëruar në rrjetin social Twitter, pasi që për të janë regjistruar 35.6 milionë cicërima, për ta bërë këtë ndeshje si ngjarjen më të cicëruar sportive ndonjëherë.

Rekordi i mëparshëm u mbajt poashtu nga ndeshja e Kupës së Botës, Brazil vs Kili, për të cilën janë regjistruar 16.4 milionë ciciërima, një numër dukshëm më i ulët se sa rekord i ri.

Pas golit të pestë mbrëmë, në Twitter u shënuan 580.166 cicërima në minutë, që përbën edhe një rekord të ri për rrjetin e famshmë social.

Rekordin e mëparshëm e mbante ndeshja Brazil vs Kili me 389.000 cicërima në minutë. Përpara kësaja ngjarje, ishte ndeshja e Superbowl, e cila ishte ngjarja më e cicëruar me 382.000 cicërima për minutë. 

Shikoni se si reagoi bota ndaj humbjes së Brazilit.