Site icon Telegrafi

Portokajtë mbajnë të shëndosha enët e gjakut

Lëngu i portokallit ndikon në rritjen e formimit të oksideve të azotit, lëndë kimike të cilat mbrojnë nga krimi i shtresave yndyrore në enët e gjakut.

Frytet e portokajve përmbajnë karbohidrate dhe fruktozë, acide organike, kripëra, materie azotike, celulozë, fitoncide dhe sasi të lartë të vitaminave A1, B1, B2 dhe C.

Lëngu i portokallit ndikon pozitivisht edhe në flokë dhe iu jep fortësi dhe elasticitet, i forcon thonjtë dhe iu jep shkëlqim atyre. Ndikim të lehtë ka edhe në sistemin imun.

Kjo pemë tropikale ndihmon edhe në përmirësimin e apetitit dhe stimulon zorrët, zvogëlon etjen, ndërsa preferohet edhe kundër herpesit. Është i shkëlqyeshëm edhe për infeksionet respiratore.

Preferohet që çdo ditë të pihet nga një gjysmë gote lëng portokalli çdo ditë para ushqimit, tri herë në ditë.

Exit mobile version