Telegrafi

Porto-Roma, çdo gjë e hapur për ndeshjen e dytë (Video)

Roma ka barazuar ndaj Portos me rezultat 1-1.

Më të mirë në këtë takim ishin vendasit, por nuk arritën të ishin konkret para portës së italianëve.

Goli i parë në këtë takim erdhi për Romën pasi në minutën e 21-të Felipe shënoi në portën e tij dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Pas shumë tentimeve vendasit barazuan në minutën e 61-të me anë të Andre Silvas nga pika e bardhë.

Ky rezultat i konvenon Romës, por çdo gjë mbetet e hapur për takimin e dytë.

Rezultatet e ndeshjeve tjera:

Celtic 5-2 H. Beer Sheva

Dundalk 0-2 Legia

Ludogorets 2-0 Plzen

Villarreal 1-2 Monaco. /Telegrafi/

https://twitter.com/elcuartodelfut/status/766003080164966401?ref_src=twsrc%5Etfw