Site icon Telegrafi

Porto paguan një magjistar afër 200 mijë euro në vit për të ndihmuar skuadrën që të shpallet kampion në Portugali

Pasi përfundoi i dyti pas Sporting Lisbonës në elitën e futbollit sezonin e kaluar, Porto thuhet se ka punësuar një magjistar për të ndihmuar përpjekjen e tyre për të fituar titullin e 30-të në historinë e tyre.

Me besimin se rivalët e ashpër Benfica përdorën magjinë për të fituar dy trofe në sezonin 2016/17, Porto me sa duket vendosi të rekrutonte shërbimet e magjistarit në fillim të sezonit.

Skuadra e Sergio Conceicaos aktualisht është në krye të kampionatit me diferencën golash dhe ende nuk e ka shijuar humbjen këtë sezon.

Porto në aksion këtë sezon

Zyrtarisht në librat e Portos si ‘doktor’, është emri i Madalena Aroso që e shesh veten si një njeri mendjehollë që mund të parashikojë të ardhmen – duke përfshirë edhe rezultatet e ndeshjeve.

Gazeta portugeze Abola pretendon se Aroso negocioi një pagë rreth 176 mijë euro në vit pasi u rekrutua nga presidenti i Porto, Jorge Nuno Pinto da Costa në verë.

Presidenti i Portos, Jorge Nuno Pinto da Costa

Klubit i është dashur të zvogëlojë buxhetin e tij në vitet e fundit në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret e Fair Play-it Financiar, por kjo shumë vjetore gjashtëshifrore thuhet se e bën Aroso anëtarin ‘jo futbollist’ më të paguar të stafit.

Futbolli portugez ka pasur prej kohësh lidhje me magjinë dhe okultizmin, me suksesin e Portos në Kupën Evropiane të vitit 1987, ku besuan dhe lëshuan dy bretkosave në stadium para ndeshjes.

Porto e vitit 1987

Tifozët e Benficas vlerësohet se i kanë paguar një magjistari gjithsej 200 mijë euro gjatë sezonit ku ata fituan dy trofetë./Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version