Porta arriti fitore 3-1 ndaj Romës në Estadio do Dragao dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligë së Kampionëve me rezultat përfundimtar 4-3.
Portugezët ishin më të mirë dhe në fund morën fitoren e merituar.
Goli i parë në takim erdhi nga vendasit, ishte Tiquinho Soares që shënoi në minutën e 26-të, ndërsa nuk kalo shumë dhe Daniele De Rossi (37′) barazoi rezultatin nga pika e bardhë.
Porto e fillo mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 52-të u rikthye epërsia me anë të Moussa Maregas. Në vazhdim portugezët rrezikuan disa herë portën kundërshtare, por gjetën golin dhe pasi ndeshja e parë në Olimpico kishte përfunduar me rezultat 2-1 ndeshja shkoi në vazhdime.
Ishte një lojë e heshtur në 15-të minutat e parë, ndërsa në të dytat Roma tentoi diçka më shumë me Edin Dzekon, por kur të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në penallti ndodhi e kundërta.
Gjyqtari i dha penallti vendasve dhe nga pika e bardhë nuk dështoi Alex Telles (117′).
Kundërshtari i ardhshëm i Portos në çerekfinale do të mësohet pas shorit më 15 mars. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1c1NwwHE81U