Site icon Telegrafi

Porto kualifikohet në dëm të Romës (Video)

Porto është kualifikuar në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Romën në kualifikime.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali përfundoi me rezultat 1-1, kurse takimi kthyes në Stadio Olimpico përfundoi me rezultat 0-3, ashtu që portugezët shkojnë tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.

Pas një harkimi të Otavinhos nga gjuajtja e lirë, Felipe realizoi me kokë (8’). Kujtojmë që i njëjti futbollist kishte shënuar autogol në përballjen e parë.

Gjatë pjesës së parë, skuadra vendase mbeti me një futbollist më pak në fushë. Kapiteni Daniele De Rossi bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Perez dhe arbitri e përjashtoi me të kuq (39’).

Një tjetër futbollist i Giallorossëve u përjashtua me të kuq në gjysmën e dytë. Emerson u largua për shkak të ndërhyrjes së gabuar (50’) duke e lënë skuadrën ta vazhdojë lojën me nëntë futbollistë.

Kjo bëri që mysafirët ta kishin më të lehtë vazhdimin e ndeshjes duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Miguel Layun ishte futbollisti që arriti ta realizojë golin e dytë duke shënuar në portën e zbrazët (73’). Ndërkaq, Jesus Manuel Corona shënoi një gol shumë të bukur për ta vulosur triumfin (75’). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uh3m7nNkwS4

https://www.youtube.com/watch?v=AO6se7rfgeg

Exit mobile version