Porto e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për të kaluar tutje si lider, duke iu bashkuar Club Brugges që e kishte siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave javë më parë.
Vendasit që luftonin për pozitën e parë në grup kaluan në avantazh që në start.
Zhvillohej minuta e 5-të, kur Evanilson asistoi te Mehdi Taremi i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/CFCnm4/status/1587508699916079106
Në minutën e 24-të erdhi edhe goli i dytë kur Stephen Eustaquio shënoi për 2-0 pas asistimit të Galenos.
@IMFCRadio @GavinoDe_Falco @JeremyFilosa @Olivier_Brett @CanadaSoccerFR @FCPorto C'est bon de voir Eustaquio jouer régulièrement à un haut niveau et marquer encore juste avant le Qatar
💪🇨🇦❤️⚽❤️🍁 pic.twitter.com/Q8JxULFTVX— Marty MacFly (@Dagoodboy36) November 1, 2022
Pjesa e mbetur e ndeshjes solli një gol nga Savic, por që nuk ndryshoi epilogun, dhe Porto me këtë fitore rrëmbeu pozitën e parë në grup.
Kjo pasi ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Club Brugge u mbyll pa gola. Gjermaët vazhdojnë në Ligën e Evropës, ndërsa Atletico Madridi eliminohet nga garat evropiane. /Telegrafi/