Portieri i Watfordit, Ben Foster, është shprehur shumë i lumtur që Manchester City i shënoi “vetëm” pesë gola në 45 minutat e para të ndeshjes në Etohad Stadium.
Gardiani mysafir i pranoi pesë gola brenda 18 minutave të para, prandaj nuk mund të fajësohet që e kishte menduar akoma më të keqen.
Skuadra e Pep Guardiolas e përfundoi lojën me fitore prej 8-0, ndërsa Foster është i lumtur që nuk pranoi më shumë gola.
“Nuk ishte aspak argëtuese. Si portier, ardhja këtu, në radhë të parë, do të ishte arritje nëse do të pranoje një apo dy gola”.
“Si të gjitha planet tjera të mira, pas 50 sekondash, gjithçka ndryshoi dhe ishte një kërdi. Të jesh 5-0 pas më pak se 20 minuta, thashë me vete: ‘O Zot, mund të shkojë me numra dyshifrorë’. Isha jashtëzakonisht i gëzuar që mbetëm 5-0 në pjesën e parë”, ka thënë Foster pas ndeshjes. /Telegrafi/