Telegrafi

Portieri i Villarrealit luan normalisht me dorë, Suarez në mënyrë të çuditshme kërkon penallti

Luis Suarez shpesh herë di të bëjë gjeste të çuditshme dhe një të tillë e bëri edhe ndaj Villarrealit, kur portieri Sergio Asenjo largoi një top brenda zonës më dorë, ndërsa uruguaiani kërkoi penallti.

Suarez e nisi ndeshjen nga minuta e parë e që ishte debutim për të në shtëpi, ndërsa përballja u mbyll 0-0.

Pasi gola nuk kishte, lajmi më i madh i kësaj ndeshje ishte kur 33-vjeçari kërkoi penallti në mënyrën më të çuditshme.

Renan Lodi harkoi në zonë, ndërsa topin e largoi me dorë portieri Asenjo (brenda rregullave) – por kjo nuk e ndaloi Suarez që të ngrinte duart dhe të bënte gjest e prekjes me dorë.

 

Shumë tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale për veprimin e Suarez, ndërsa kjo nuk është hera e parë që e bën këtë, pasi sa ishte pjesë e Barcelonës e kishte bërë edhe një herë. /Telegrafi/