Site icon Telegrafi

Portieri që priti penaltinë me dorën e thyer (Foto/Video)

Emiliano Viviano nuk është duke ruajtur portën e Sampdorias në tri ndeshjet e fundit.

Specialiteti i ish portierit të Interit dhe Arsenalit është pritja e penalltive pasi në dy sezonet e fundit ka pritur gjithsej gjashtë.

Madje njërin prej tyre e ka pritur tri javë më parë, por ky ka qenë i veçantë për Viviano, pasi atë e ka pritur me dorë të thyer.

Viviano gjatë stërvitjes

“Penalltinë e Caprari e prita me dorën e thyer, pas një përplasje që pata në fushë, por nuk ndieja ndonjë dhimbje. Kur po luaja nuk e dija që kisha një thyerje në eshtra, por thjesht mendoja se kisha ndonjë ndrydhje të lehtë”.

Penallti e pritur vitin e shkuar

“Pak minuta para penalltisë, prita një gjuajtje të Benali, por nuk e prita topin me gjithë dorën, por me gishtin e madh. Gjuajtja ishte e fortë dhe ndjeva që diçka kërciti, por mendova se dëmtimi ishte i lehtë dhe vazhdova lojën”, u shpreh më tej portieri i Sampdoria.

Ai pritet të kthehet në ndeshjen me Sassuolon ne 20 nëntor, pse jo pë të pritur ndonjë penallti. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6jXAEozpr68

Exit mobile version