Site icon Telegrafi

Portieri i PSG-së pëson aksident dhe shkatërron veturën e tij Lamborghini me vlerë 220 mijë euro

Portieri i Paris Saint-Germain, Marcin Bulka pati fatin të dilte i padëmtuar fizikisht, pasi pësoi aksident dhe shkatërro veturën e tij Lamborghini të verdhë me vlerë prej 220 mijë eurosh pranë shtëpisë së tij në Poloni.

20-vjeçari, i cili u kthye në Poloni pas pezullimit të futbollit gjatë pandemisë së coronavirusit, pësoi aksident pranë vendlindjes së tij Wyszogrod, Varshavë dhe fotografitë u shfaqën në mediat sociale të enjten nga makina e dëmtuar rëndë.

Bulka kishte marrë me qira Lamborghini Huracan Evo Spyder luksoz, por kur u përpoq të bënte një manovrim parakalimi, u përplas me një makinë që vinte përball tij.

Bulka me fanellën e PSG-së

Sipas mediumit WP Sportowe Fakty, Bulka, shoferi i veturës tjetër dhe një pasagjer u dërguan të gjithë në spital për ekzaminim para se të liroheshin.

Pamjet që dolën nga vendi i ngjarjes, të cilat sipas raportimeve në Poloni u morën rreth mesnatës afër shtëpisë së tij, treguan se makina e aksidentuar u tërhoq më pas nga një kamion.

Ndryshe, 20-vjeçari u transferua në PSG në vitin 2019 pasi kishte kaluar tre sezone në Angli me Chelsean.

Bulka ka bërë vetë, një paraqitje me ekipin e parë të PSG-së në Ligue 1 dhe është nën kontratë me klubin francez deri në qershor 2021. /Telegrafi/

 

Exit mobile version