Portieri hungarez Zsombor Senko u kritikua shumë nga tifozët në stadium, por edhe në rrjetet sociale pasi nuk e la një fëmijë të shënonte golin e ditëlindjes dy herë në ndeshjen mes MTK-së dhe Diosgyorit, gjë që e bërin djalin e vogël plotësisht të trishtuar.
Kjo paraqitje duhej të ishte një surprizë e këndshme për një djalë të quajtur Varga i cili festonte ditëlindjen dhe kjo mungesë ndjeshmërie tronditi të gjithë ata që e panë videon.
Zsombor Senko ishte me humor të keq sepse skuadra e tij po humbiste 2-0 pas pjesës së parë, sepse loja ishte për vendin e parë në renditje dhe fëmija kishte veshur fanellën e kundërshtarit?
Hay porteros bastardos y luego está este miserable. No hay nadar más inhumano que matar la ilusión de un niño. pic.twitter.com/GvFCibNeKE
— Borja Pardo (@Borja_Pardo) March 15, 2023
Sido që të jetë, lëvizja shkaktoi reagime të ashpra dhe në një deklaratë për mediat, trajneri Diosgyori tentoi të shpjegojë se çfarë ndodhi, duke pretenduar se klubi nuk ishte i informuar për surprizën e ditëlindjes.
“Nëse dikush dëshiron që DVTK të jetë partner për bamirësi apo ditëlindje, minimumi është që të jemi të informuar paraprakisht. Këtu nuk ishte kështu. Mendoj se ky lloj veprimi i vë lojtarët, ekipin profesional dhe mbështetësit e skuadrës tjetër në një pozicion të vështirë”, ka thënë trajneri i mysafirëve.
Në të njëjtën kohë, portieri Zsombor Senko kërkoi falje për incidentin dhe premtoi se do ta ftonte djalin dhe prindërit e tij për të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme.
https://twitter.com/LaTerceraTV/status/1636461751842512903
“Jemi shumë të lumtur që kjo histori mund të përfundojë në një mënyrë pozitive”.
“Zsombor nuk e fajësojmë, ai vetëm ka bërë atë që i është kërkuar. Pronari i DVTK-së ka qenë ndër të parët që na ka kontaktuar. Ne e falënderojmë për ftesën dhe e pranojmë. Nuk jemi të hidhëruar”, ka thënë babai i djalit. .
Ndërkohë, pas ndeshjes, MTK Budapest e ftoi djalin të shoqërohej me lojtarët, gjë që ia përmirësoi disi humorin. /Telegrafi/