Site icon Telegrafi

Portieri i Notts Countyt godet lojtarin kundërshtar nga prapa në çastet e fundit duke dhuruar penaltinë e fitores (Video)

Ross Fitzsimons është ndëshkuar me karton të kuq pasi goditi nga prapa Jimmy Smith në zonën e 16 metërshit.

Ky veprim i portierit të nervozuar ja mundësoi Crawleyt që të shënojë golin e fitores nga penaltia.

Portieri nuk u shfaq fare në disponim në ndeshjen e League Two, kur pasi kapi një top nga korneri në kohën shtesë pranë rezultatit 1-1, goditi lojtarin kundërshtar nga prapa në mënyrë cinike, para se të vazhdonte lojën.

Të gjithë e kanë parë atë që ka bërë Fitzsimons, përfshirë edhe gjyqtarin.

Incidenti në minutën 1:38:

Ish-portieri i Crystal Palace mori karton të kuq në mënyrë direkte dhe Crawley u shpërblye me penalti të cilën Josh Payne e realizoi me sukses në minutën e 95-të.

Pas humbjes prej 2-1, bosi i Notts Countyt, Kevin Nolan, u fokusua më shumë në vendin e gjyqtarit për të dhënë kornerin prej të cilit erdhi penaltia.

“Ishte topi jonë dhe jo korner”.

“Secili bart vet përgjegjësitë. Kjo na kushtoi një pikë, por po të mos e jipte kornerin atëherë nuk do të ndodhte ai incident”, tha trajneri i Notts Countyt pas ndeshjes.

Një rast vërtet i çudtishëm se si të humbet epërsia në momentet kruciale. /Telegrafi/

Exit mobile version