Site icon Telegrafi

Portieri i Nottingham Forest, Brice Samba pësoi një dëmtim të tmerrshëm në kokë në fitoren ndaj Derby County

Portieri i Nottingham Forest, Brice Samba, pësoi një dëmtim tronditës në kokë në fitoren e tyre 2-1 ndaj rivalëve Derby County sot (e shtunë) pasdite.

Samba mbeti me një ënjtje të konsiderueshme në kokë pas përplasjes me kapitenin e Derbyt, Tom Lawrence, në pjesën e parë të ndeshjes së Championship në City Ground.

27-vjeçari u përplas me Lawrence pasi pati një duel me sulmuesin e Derbyt për topin në fund të pjesës së parë.

https://twitter.com/Jatkin99__/status/1484878095383416842

Portieri i vendasve u trajtua në fushë për disa minuta, derisa u bë gati për rifillimin e ndeshjes.

Megjithatë, Samba u lejua të luante dhe u rishfaq për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e skuadrës për pjesën e dytë, megjithëse me kokën e tij të fashuar rëndë.

Disa tifozë në rrjetet sociale shprehën mosbesimin e tyre se Samba ishte lejuar të vazhdonte ndeshjen. /Telegrafi/

https://twitter.com/JB_SUFCx/status/1484879696236064768

 

Exit mobile version