Site icon Telegrafi

Portieri me më shumë penallti të pritura në La Liga vendos për të ardhmen

Diego Alves ka shprehur dëshirë të mbetet ende pjesë e skuadrës së Valencias.

Portieri i Valencias, i cili njihet për pritjen e penalltive ka treguar dëshirën e tij për të qënduar në Mestalla, por sipas tij kjo varet nga klubi.

“Unë do të doja të zgjasë kontratën time me Valencian”, ka thënë fillimisht Alves për mediat spanjolle, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ky është portieri që ka pritur më shumë penallti në histori të La Ligas (Foto)

“Do të bëj çdo gjë që të jetë e mundur, por e gjitha varet nga klubi”, ka përfunduar rekordmeni i La Ligas.

Ndryshe, portieri i Valencias ka pritur plot 20 penallti në kampionatin spanjoll, duke lënë pas vete emra historik si Andoni Zubizarreta, Iker Casillas e Victor Valdes. /Telegrafi/

Exit mobile version