Telegrafi

Portieri i Man Cityt, Ederson asiston për golin e bukur të Haalandit ndaj Brightonit

Portieri i Manchester Cityt, Ederson ka bërë asistimin e parë këtë sezon në Ligën Premier, pasi Erling Haaland ka shfrytëzuar pasimin e tij duke e konvertuar në gol në ndeshjen ndaj Brightonit.

City ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Brightonit në Etihad, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.

Goli ka ardhur në minutën e 22-të ndeshjes për epërsinë e Cityt 1-0.

Ky gol u shënua nga i përhershmi Haaland, i cili tregoi fuqinë e tij, mençurinë dhe saktësinë për të shënuar një gol të bukur.

Megjithatë, një gol nga Haaland nuk përbën lajm, pasi ylli norvegjez ka shënuar tashmë 16 gola deri tani këtë sezon në Ligën Premier.

Lajmi është se asistimi i golit erdhi nga portieri brazilian, Ederson, i cili hapi librin e asistimeve për këtë sezon.

Vlen të theksohet se Ederson edhe në të kaluarën ka ditur të asistojë me pasime të gjata për golat e Cityt. /Telegrafi/