Site icon Telegrafi

Portieri i Kosovës U21 ka dy emra e dy mbiemra, karrierën e ka nisur si sulmues

E filloi duke shënuar gola, por përfundoi duke i mbrojtur ato. Është kjo historia e veçantë e portierit të Kombëtares U21 të Kosovës, David Tobias Nreca Bisinger, djaloshi që në portë përfundoi gati rastësisht e që për karakteristik ka po ashtu dy emra e dy mbiemra, pasi nënën e ka nga Gjakova, kurse babin gjerman.

“Jam David Nreca, e dua futbollin dhe kam dëshirë të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës. Punoj fort dhe dua të bëhet nga futbollistët më të mirë në qarkullim.  E kam filluar karrierën si sulmues në fshatin tim të lindjes por më pas u bërë portier…Në Gjermani kam jetuar fillimisht me nënën time fillimisht, pastaj ajo u martua me një Bisinger. Unë desha ta mbajë edhe mbiemrin tim Nreca dhe tash kam dy mbiemra”, deklaroi për RTV Dukagjinin, David Tobias Nreca Bisinger.

Edhe pse është rritur në Gjermani, dashurinë për Kosovën e ka të madhe.

Lidhja e Davidit me Kosovën është përmes nënës të tij, që është nga fshati Dol i Komunës së Gjakovës por që si dyvjeçare ishte larguar me familjen për në Gjermani. Nuk di shumë për Kosovën, megjithatë përmend diçka që i mbetët në mendje sa herë që ndodhet këtu.

“Nuk di shumë për Kosovën por e njoh Gjakovën se kam jetuar për disa kohë…Në Gjakovë njerëzit janë shumë të dashur. Kosova është vend i mirë për të jetuar”, shprehet më tej David Tobias Nreca Bisinger.

Ëndrrat për të ardhmen i ka të mëdha, por për një djalosh të talentuar dhe punëtor, asgjë nuk është e paarritshme.

David Tobias Nreca Besinger, është 18-vjeçar dhe aktualisht luan në ligën e katërt të futbollit gjerman tek Sonnenhof./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version