Site icon Telegrafi

Portieri i Koresë: Zhvillova ndeshjen e karrierës, luajtëm për popullin korean

Portieri i Koresë së Jugut, Jo Hyenwoo, ka thënë se ai ka zhvilluar ndeshjen e karrierës së tij.

Sipas portierit, ai e kuptoi rezultatin e ndeshjes tjetër vetëm pas përfundimit të sfidës ndaj Gjermanisë.

Nëse Meksika do ta kishte mundur Suedinë, atëherë Koreja do të ishte kualifikuar.

“Kurrë nuk kam pasur një ndeshje të tillë të përkryer më parë, gjithë karrierën time”.

Gëzimi pas fitores, Foto: Getty Images

“Unë nuk i kam ndalur të gjitha goditjet vetëm vet, edhe portierët tjerë në stol Seunggyu dhe Jinheyon më dhanë duart e tyre”

“Të gjithë lojtarët e Koresë, po ashtu edhe trajneri, luajtëm për popullin korean, ne jemi bashkuar për popullin korean”.

“Vetëm pas përfundimit të ndeshjes mësuam rezultatin e ndeshjes tjetër dhe natyrisht se ishim të zhgënjyer, kështu që shumë prej nesh kemi qajtur”, u shpreh portieri.

As 26 goditje në drejtim të tij nuk e trembën dhe kështu ky portier ka hyrë në histori duke e çuar në shtëpi Gjermaninë nga faza grupore për herë të parë pas 80 vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version