Telegrafi

Portieri hero para se të vdiste në spital: Më duhet të shkoj, shokët e mi kanë nevojë për mua

Portieri hero i klubit që u shua në tragjedinë e ndodhur në Medelin të Kolumbisë, Danilo, ndërroi jetë në spital pasi i shpëtoi aksidentit në vendin e ngjarjes.

Aeroplani me rreth 80 udhëtarë u aksidentua duke shkaktuar vdekjen e 77 pasagjerëve, duke shuar jetërat e shumicës së ekipit të Chapecoences që po udhëtonin për në Medellin të Kolumbisë për të zhvilluar ndeshjen e parë të finaleve në Kupën e Amerikës së Jugut (e baraz vlefshme me Europa League).

Një prej atyre që u shpëtoi tragjedisë në vendin e ngjarjes ishte Danilo, i cili u dërgua menjëherë në spital.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth tragjedisë së klubit Chapecoense

Danilo raportohet se vdiq për shkak të një ataku kardiak, pasi bisedoi me gruan e tij dhe të tjerë që e vizituan në spital.

Foto që thyen zemrat e secilit – portieri Danilo duke ia mësuar zejen e portierit djalit të tij të vogël. A do ta ndjek ai shembullin e babait dhe të bëhet hero i vendit të tij? Foto: Facebook

Ai sipas informacioneve jo zyrtare që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ka përmendur bashklojtarët e tij para se të ndërronte jetë.

“Më duhet të shkoj, shokët e mi kanë nevojë për mua. Besoj se edhe atje lart ju duhet një portier”, besohet të ketë thënë Danilo.

Lexo po ashtu I shpëtoi tragjedisë ajrore, por vdiq pasi dëgjoi zërin e gruas

Portieri në fjalë Danilo ishte heroi i klubit. Ai në gjysmëfinalen ndaj San Lorenzos ishte vendimtar në penalti duke bërë që të shkruhej historia për klubin e tij dhe të sigurohej udhëtimi në finale, i cili do të ishte fatal, shkruan Telegrafi.

Danilo gëzoi jetë të lumtur bashkëshortore me një djalë fotot me të cilin po qarkullojnë në rrjetet sociale duke ia mësuar zejen e portierit, fotografi këto që thyejnë zemrat e secilit futbolldashës. /Telegrafi/