Austalia u bë kombëtarja e parafundit që siguron një biletë për në Kupën e Botës në Katar, pasi fitoi me penallti kundër Perusë. Ndeshja përfundoi pa gola, ndërsa australianët ishin më të mirë me penallti (5-4).
Peruanët u konsideruan si favorit i madh në finalet e play-off të Kupës së Botës, ndërsa ndeshja u zhvillua në terren neutral në Katar.
Gjatë gjithë ndeshjes, Australia ishte një skuadër më e mirë dhe në fund fitoi me meritë një vend në Kupën e Botës.
Pjesa e rregullt e lojës, por edhe koha shtesë, nuk ofroi futboll të jashtëzakonshëm, por në fund pati dramë. Fituesi u vendos me penallti.
Trajneri australian Graham Arnold futi në lojë portierin Andrew Redmayne në minutën e 120-të, i cili përfundimisht u bë hero.
↔️ Subbed on in the 120th minute
? Saves the penalty to take Australia to the World CupAndrew Redmayne is the Socceroos’ super sub! ?? pic.twitter.com/eYSYu1L3sW
— MailOnline Sport (@MailSport) June 13, 2022
Australianët humbën penalltinë e parë me anë të Martin Boyle, por në serinë e tretë Luis Advincula bëri të njëjtën gjë dhe skuadrat ishin baras.
Portieri hero australian Redmayne ka “vallëzuar” në serinë e gjashtë përballë Alex Valerës, duke e penguar dhe mbrojtur penalltinë e tij.
The dancing goalkeeper sends Australia to the World Cup pic.twitter.com/kguSd4mdYL
— Sean (@sean66915299) June 13, 2022
Kështu Australia fitoi një tjetër paraqitje në Kupën e Botës.
Tani mbetet edhe bileta e fundit, ku do të luajnë Kosta Rika dhe Zelanda e Re ndeshjen mes tyre, sërish në Katar.
Në Kupën e Botës janë kualifikuar: Katari, Ekuadori, Senegali, Holanda, Anglia, Irani, SHBA, Uellsi, Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia, Franca, Australia, Danimarka, Tunizia, Spanja, Gjermania, Japonia, Belgjika, Kanadaja, Maroku, Kroacia, Brazili, Serbia, Zvicra, Kameruni, Portugalia, Gana, Uruguai dhe Koreja e Jugut.
/Telegrafi/