Site icon Telegrafi

Portieri i Frosinones suspendohet për sharje ndaj Napolit

Portieri i Frosinone, Stefano Turati është suspenduar për një ndeshje të ligës pasi u kap duke sharë nga kamerat televizive gjatë humbjes 3-1 të skuadrës së tij kundër kampionëve në fuqi të Serie A, Napolit, të shtunën në mbrëmje.

Portieri 21-vjeçar nuk u përjashtua me karton të kuq në momentin e incidentit, i cili ndodhi në një aksion të napolitanëve, por është ndëshkuar në mënyrë retrospektive nga gjyqtari sportiv i vendit.

“Shprehja blasfemuese”, u kap si në kamera ashtu edhe në mikrofon, që do të thotë se fjalët e tij ishin lehtësisht të identifikueshme dhe nuk lanë “asnjë dyshim të arsyeshëm” sipas raportit zyrtar të ndeshjes.

Pavarësisht se kaloi në epërsi me një penallti të minutës së shtatë, Frosinone iu nënshtrua shpejt një kontroll realiteti nga fituesit e Scudettos të sezonit të kaluar.

Matteo Politano shënoi golin e barazimit në minutën e 24-të, para se Victor Osimhen të shënonte dy gola në minutat 42′ dhe 79′.

Turati tani do të mungojë në ndeshjen e radhës të Frosinones në ligë, e cila bie të shtunën në mbrëmje kundër Atalantës së Gian Piero Gasperinit, duke filluar në orën 18:30.

Frosinone gjithashtu është dënuar me 4000 euro gjobë si klub për predha që u hodhën në fushë gjatë ndeshjes me Napolin. /Telegrafi/

Exit mobile version