Portieri i Viking, Patrik Sigurour Gunnarsson është akuzuar se ka zvogëluar portën e tij në ndeshjet në shtëpi duke e lëvizur para fillimit të ndeshjes.
Pak sekonda përpara se gjyqtari të sinjalizonte për fillimin e pjesës së parë dhe të dytë, Patrick do të kapte portën e cila ishte lëvizëse dhe do ta shkelmonte që ta shtynte brenda.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe në pjesën e dytë me portën tjetër, sipas portalit norvegjez Aftenbladet.
Escandaloso: el diario noruego Aftenposten reveló que el arquero del Viking, el islandés Patrik Gunnarsson, redujo el tamaño de su arco entre 15 y 20cm, en cada uno de los partidos que su equipo jugaba como local. pic.twitter.com/pHW63pmMcY
— SportsCenter (@SC_ESPN) May 31, 2022
Këtë “ceremoni”, Patrik e ka bërë në dy ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Jerv dhe Ham Kam në kampionatin vendas.
Sipas rregullave, distanca midis shtyllave është 7 metra e 32 centimetra dhe Gunnarsson arriti të zvogëlojë golin për 15 deri në 20 centimetra.
Arquero islandés Patrik Gunnarsson del Viking FK achica los arcos antes de cada partido. pic.twitter.com/aZjzhcy0Rg
— perroencancha (@Perro_en_Cancha) May 31, 2022
Islandez u mbrojt se ishte thjesht rituali i tij i zakonshëm dhe se ai nuk kishte bërë asgjë kundër rregullave. Federata Norvegjeze nuk kishte komentuar ende për këtë çështje. /Telegrafi/