Telegrafi

Portieri i Atletico Madridit dërgohet me urgjencë në spital – lojtarët vazhdojnë të vuajnë nga takikardia

Portieri i ekipit të të rinjve të Atletico Madridit, Salvador Esquivel është nën vëzhgim pasi u largua nga fusha me një problem në zemër gjatë fitores 4-0 ndaj Celtic.

Gardiani 18 vjeçar filloi të ndjejë dhimbje në gjoks në fund të ndeshjes dhe përfundimisht u rrëzua duke sinjalizuar stafin mjekësor të klubit.

Më pas ai u dërgua me urgjencë në spital, por ishte i vetëdijshëm kur u largua nga loja me ambulancë.

Sipas Relevo, Esquivel është ekzaminuar në detaje nga mjekët në spital. Aty u gjet se ai vuante në ato momente nga takikardia, që do të thotë një ritëm tepër i shpejtë i zemrës.

Në ditët në vijim, ai do të ekzaminohet përsëri për t’u siguruar që nuk ka probleme themelore, përpara se të lirohet të luajë përsëri.

Problemet me zemër te lojtarët kanë filluar të shfaqen shumë, sidomos pas pandemisë me COVID-19, ndërsa rasti më tragjik ishte ai i Sergio Agueros te Barcelona, ku u detyrua të pensionohej. /Telegrafi/