Mbrëmë, lojtarët e Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano barazuan 1-1 në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligës spanjolle.
Atletico ka udhëhequr nga minuta e 20-të me golin e Alvaro Moratas deri në fundin e ndeshjes, ku në kohën shtesë Radamel Falcao mposhti Ivo Grbicin nga penalltia për 1-1.
Ishte Grbic ai që ishte në qendër të vëmendjes në minutën e 11-të të ndeshjes, por jo për ndonjë ndërhyrje të madhe, por për gjë që nuk e kemi parë më parë në fusha futbolli.
Portieri kroat e gjuajti topin në ajër, por e bëri në atë mënyrë që goditi dronin që regjistron ndeshjen në fushë.
🇭🇷Ivo Grbić we wczorajszym spotkaniu z Rayo Vallecano, wybijając piłkę postanowił obić stadionowego drona. 😅#LaZabawa https://t.co/3LE48gtzZW
— Kamil Kielich (@Kamil47085941) October 19, 2022
Kjo lëvizje ngatërroi të gjithë spektatorët pranë ekraneve të vogla pasi në fillim ata nuk e kuptuan se çfarë ndodhi derisa u luajt përsëritja.
Nuk ka dyshim që spektatorët në stadiumin Wanda Metropolitano u argëtuan shumë duke parë këtë lëvizje të pazakontë. /Telegrafi/