Vetëm disa javë pasi Leandro Requena shënoi atë që mund të ishte goli nga largësia më e madhe në histori, portieri i Deportes Temuco, Yerko Urra, gjithashtu u fut në listën e golave.
Me skuadrën e tij që po humbte 1-0 në shtëpi ndaj San Marcos de Arica në minutën e 97-të, Urra vrapoi gjatë gjithë fushës për të sulmuar atë që ishte padyshim aksioni i fundit i Temucos në ndeshje.
Pasi një shoku i skuadrës goditi nga këndi në shtyllën e afërt, Urra reagoi shkëlqyeshëm për të kërcyer përpara dhe me goditje me kokë të gjente rrjetën – një përfundim me të cilin çdo sulmues do të ishte i kënaqur.
?⚽⚪? ¡TUVIMOS GOL DE ARQUERO EN EL ASCENSO BETSSON!
Yerko Urra fue el héroe de Deportes Temuco en el choque ante San Marcos de Arica, al anotar de cabeza el empate 1-1 con que terminó el encuentro en los minutos finales. pic.twitter.com/LQHNxCcQYY
— TNT Sports Chile (@TNTSportsCL) April 23, 2023
Ky ishte gjithashtu një gol vendimtar, pasi barazimi i ndihmon Temucos të mbajë ritmin me liderët e San Luis dhe La Serena në garën për t’u ngjitur në divizionin më të lartë të Kilit.
“Një portier gjithmonë shkon për një këndore me qëllim që të ndihmojë ose të shqetësojë kundërshtarin në mënyrë që një bashkëlojtar të mund të shënojë”.
“Këtë herë ishte radha ime dhe kurrë nuk e imagjinoja se do të ndodhte”, ka thënë Urra për AS Chile pas ndeshjes. /Telegrafi/