Telegrafi

Porta e zbrazët, por Casemiro humbi një shans të pabesueshëm kundër Nottingham Forest

Mesfushori brazilian, Casemiro ka humbur një shans të madh në ndeshjen e Manchester Unitedit ndaj Nottingham Forest të zhvilluar sot (e shtunë) pasdite.

Manchester Unitedi fitoi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.

Golat për vendasit u shënuan nga Christian Eriksen, Casemiro dhe Bruno Fernandes, ndërsa për mysafirët shënuan Taiëo Aëoniyi dhe Ëilly Boly.

Megjithatë, mesfushori brazilian, Casemiro, ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen me një rast të humbur me portën e zbrazët.

Ylli brazilian kishte një rast ideal në minutën e 25-të për të barazuar rezultatin në 2-2, por goditja e tij me kokë nga vetem dy metra doli jashtë portës.

Ky rast i humbur nga Casemiro ka pushtuar të gjithë rrjetet sociale dhe po cilësohet si “huqja e vitit”. /Telegrafi/