Variacioni i pompave të cilat i bëjnë pjesëtarët e njësive speciale sulmojnë fuqishëm muskujt e trupit dhe përmirësojnë dukshëm teknikën e ekzekutimit të këtij ushtrimi.
Problemi me pompat është për shkak që shumica e ushtruesve i bëjnë në mënyrë të gabueshme, transmeton Telegrafi.
Më së shpeshti manifestohet kjo nëpërmjet lëshimit jo të mjaftueshëm të gjoksit në dysheme, gjë që nga ana tjetër ndikon në stimulimin e dobët të grupeve të muskujve.
Trajneri i njohur Bobby Maximus, i cili është i specializuar në punën me sportistët kulmorë, posaçërisht me luftëtarët e MMA-së ka avancuar këtë ushtrim bazik duke i vështruar trajnimet e njësive speciale amerikane SWAT.
Duke i vështruar përgatitjet e tyre ai ka kuptuar se ku është problemi në ekzekutimin e gabueshëm të pompave.
Programi i trajnimit të Maximusit të cilin ai ua ofron klientëve të vet zgjat midis tre dhe gjashtë muajsh, dhe këtë segment të rëndësishëm pikërisht e bën teknika e ekzekutimit të drejtë të pompave pa gabime. /Telegrafi/