Site icon Telegrafi

Polonia regjistron fitoren e parë në një Evropian (Video)

Polonia ka regjistruar fitore prej 1-0 kundër Irlandës së Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin C që u zhvillua në Nice.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultat të pandryshuar. Polakët luajtën më mirë në 45 minutat e para, por nuk ia dolën ta thyenin mbrojtjen kundërshtare.

Shansin më të mirë në fraksionin e parë e pati Arkadiusz Milik, ndërsa Robert Lewandowski ishte mjaft i qetë.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, por nuk kaluan shumë minuta brenda gjysmës së dytë dhe rezultati u zhbllokua.

Pas disa rasteve që pati në këtë sfidë, Arkadiusz Milik arriti që të shënojë. E gjitha erdhi falë vrapimit të  Blaszczykowskit nga e djathta dhe krijimi i shansit për sulmuesin.

Lojtarët e Irlandës së Veriut rrezikuan në disa raste deri në mbyllje të sfidës, por nuk ia dolën të barazonin.

Polonia është në krye të Grupit C, ku pos Irlandës së Veriut, garojnë edhe Gjermania dhe Ukraina. /Telegrafi/

Exit mobile version