Telegrafi

Polonia i quan të papranueshme sanksionet e FIFA-s ndaj Rusisë

Para pak çastesh, FIFA vendosi sanksione ndaj Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Shtëpia e futbollit botëror vendosi që kombëtarja ruse të luante në një terren neutral, pa himn, pa tifozë dhe pa flamur në play-off-in e Kupës së Botës.

Mirëpo, këto sanksione nuk janë pranuar nga Polonia, me presidentin Cezary Kulesza që ka thënë se janë të papranueshme.

Lexo po ashtu FIFA me sanksione të rënda për Rusinë: Pa himn, pa flamur, pa tifozë, ndeshjet në terren neutral

“Vendimi i sotëm i FIFA-s është krejtësisht i papranueshëm. Ne nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në këtë lojë paraqitjesh. Qëndrimi ynë mbetet i paprekur: Kombëtarja e Polonisë NUK do të luajë me Rusinë, pavarësisht se si do të quhet skuadra”, thuhet në reagimin e tij.

Polonia në ditën e shtunë bëri të ditur se nuk do të luajë kudnër Rusisë dhe tani ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e tyre.

Suedia dhe Republika Çeke po ashtu nuk duan të luajnë ndaj kombëtares ruse, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi tjetër i FIFA-s. /Telegrafi/