Polonia ka triumfuar ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C në Kampionatin Botëror, me ndeshjen që përfundoi 2-0.
Ndeshja filloi me shumë ritëm dhe dy ekipet tentuan të kalonin herë në epërsi.
Por, goli i epërsisë në ndeshje erdhi në minutën e 39-të, kur Robert Lewandowski asistoi te Piotr Zieliski, që realizoi për 1-0.
Më pas, arabët shpërdoruan një mundësi të artë, kur fituan një penallti (pas rishikimit të VAR-it), por që Wojciech Szczesny bëri një pritje të dyfishtë, për t’i shpëtuar polakët.
Në pjesën e dytë, Arabia Saudite ishte hedhur me të gjitha forcat në sulm, por duke shpërdoruar shumë raste shënimi.
Këtë gjë nuk ua fali Polonia, pasi ia doli të realizonte edhe golin e dytë, duke siguruar kështu tri pikë.
TAK, TAK, TAK! CO TU SIĘ DZIEJE! DWA ZERO! TO BĘDZIE PIĘKNY DZIEŃ NA MISTRZOSTWACH ŚWIATA!!!11 😍😍😍
_________
82’ #POLKSA 🇵🇱🇸🇦 2:0 #KierunekKatar pic.twitter.com/Kne1tbKG0b— Łączy nas piłka (@LaczyNasPilka) November 26, 2022
Ishte Lewandowski, ai që ia siguroi fitoren ekipit të tij, pasi përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare në minutën e 82-të, për të realizuar për 2-0.
Polakët u mbajtën deri në fund të takimit, dhe morën një fitore paksa të mundimshme, por që shumë të vlefshme.
Polonia është aktualisht lider i Grupit C me tri pikë, Arabia Saudite me tri sosh, Meksika me një dhe Argjentin që takohet sonte me meksikanët ende pa pikë. /Telegrafi/