Site icon Telegrafi

Polonia mposht Ukrainën me golin e bukur të Blaszczykowskit (Video)

Polonia ka shënuar fitore në ndeshjet e fundit të grupit C.

Polakët triumfuan me rezultat minimal prej 1-0 kundër Ukrainës, me ç’rast kanë siguruar një biletë për në 1/8 e finales së Euro 2016.

Ndeshja filloi menjëherë me një super rast të Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak mori një pasim të bukur nga Milik, por nga afërsia nuk qëllon as portën.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e katërt.

Ukrainasit kundërpërgjigjen me Roman Zozulya, por as ky nuk ishte i saktë në mintuën e 10-të të takimit.

Ukrainasit që ishin pa presion filluan të luajnë më mirë dhe Andriy Yarmolenko, provoi në minutën e 17-të të ndeshjes.

Deri në fundin e pjesës së parë vlen të përmendet një gjuajtje e mirë e Yevhen Konoplyanka, por Lucas Fabianski ishte në vend.

Në pjesën e dytë Polonia e nisi me gol. Kuba Blaszczykowski mori një top në zonë, bukur shmangu një mbrojtës dhe qëlloi në portën e Igor Pyatov.

Polonia tashmë në avantazhi 1-0. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 54-të.

Ukrainasit u munduan të bënin diçka më shumë.  Andriy Yarmolenko provoi me një gjuajtje nga larg, por pa sukses.

Zozulya kishte rast të mirë me kokë në minutën e 81-të, por goditi jashtë.

Polonia e mbyll grupin me 7 pikë, aq sa ka Gjermania, por që është e para. /Telegrafi/

Exit mobile version